Ylli Pango, eemancipimi i qytetarëve - (17 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Duket se demokracia në Shqipëri është kuptuar si punë për politikanë dhe si mitingje. Ndërkohë që ky sistem është qytetari. Pa qytetarë të emancipuar dhe ndërgjegjësuar është vështirë të qeverisës përmes votës. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Dr. Ylli Pango thotë:

Ylli Pango, Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale:- ?Ne kemi kaluar dhjet vjet tranzicion, kemi pasur probleme shumë të mëdha, probleme politike, probleme ekonomike, disa herë kemi kaluar kriza shumë të rënda dhe pjesa më e madhe e njerëzve për fat të keq në këtë periudhë janë treguar pasiv. Në pjesën më të madhe të rasteve përjashto disa fanatik të dy krahëve, njerëzit janë strukur, njerzit janë fshehur, njerëzit nuk kanë kuptuar dhe as kanë pasë guximin të marrin përgjegjësinë për të luftuar për një shoqëri të re. Unë mendoj se është një nga detyrat kryesore të Shkencave Sociale të sensibilizojnë shoqërinë shqiptare mbi nevojën e asaj që çdo njeri duhet të luftoj vetë për demokracinë dhe ndërtimin e një shoqërie të re qytetare e demokratike?.

Pa angazhimin e të gjithëve në zgjidhjen e problemeve është shumë vështirë të ndërtohet demokracia. Vërejtën sot në këtë seminar të organizuar nga fondacioni gjerman Fridrih Ebert dhe institucioni i studimeve sociale dhe psikologjike./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/