Si funksionojne plazhet ne rajon | Lajme - News

  • 4 years ago
Në 2 javët e para të muajit Maj u bënë të ditura protokollet e sigurisë në Greqi, Mal të Zi, Kroaci dhe Itali duke i lënë mundësinë operatorëve turistikë të presin pushuesit.

Kushtet e plazhit janë thuajse të njëjta në vendet e Ballkanit duke pasur si bosht orientues distancimin social dhe higjenizimin.

Protokolli në Greqi, Kroaci dhe Mal të Zi përcakton se sipërfaqja minimale që duhet të zërë një çadër me 2 shezllonge është 16 m2. Distanca mes 2 shezlloneve duhet të jetë 1.5 metër nga njëri-tjetri. Edhe largësia mes personave në det duhet të jetë 1.5 metër. Në Greqi lejohet të qëndrojnë maksimumi 40 veta për 1000 m2 ndërsa në Kroaci lejohen vetëm 15 persona në 100 m2.

Greqia ka përcaktuar edhe sanksionet për subjektet që nuk zbatojnë masat, të cilat deri në 20,000 Euro.

Edhe Italia që u konsiderua një vatër e Covid -19 i ka hapur plazhet prej 18 Majit, me masa që bazohen kryesisht në kujdesin vetjak të pushuesve. Në protokollin e tyre kërkohet të bëhet matje temperature në hyrje të zonës së plazhit, siperfaqja minimale që duhet të zërë një çadër me 2 shezllonge është 10 m2, dy shezllonge për një çader me distancë 2 metër nga njëri-tjetri. Po ashtu duhet të bëhet dezinfektim i plotë i plazhit.

Portugalia është vendi europian i radhës që heq ndalimin e të bërit plazh edhe pse sezoni turistik nuk ka filluar zyrtarisht. Qytetarët u dyndën plazheve fundjavën që sapo kaloi, por duke respektuar rregullat e distancimit social, pjesë e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

?Jam e habitur si njerëzit u kthyen kaq shpejt në plazhe, por duket se të gjithë po e respektojnë distancën sociale. Ka më shumë pushues nga sa mendoja por masat po i respektojnë deri më tani?.

Plazheve me popullin ishin edhe Presidenti Marselo de Sousa dhe Kryeministri Antonio Kosta. Pjesa më e madhe e destinacioneve të famshme turistike europiane, plazhin e kanë lejuar.

Javën e kaluar edhe italianët u rikthyen në plazhe pas vendimit të qeverisë për lehtësimin e pengesave për shkak të pandemisë.

Dy javë më parë ishte Greqia që hapi plazhet. Në dy javët e para të këtij muaji hapën plazhet edhe Mali i Zi dhe Kroacia.

Ky është vendimi i autoriteteve malazeze publikuar më 12 Maj ku përmendet edhe hapja e plazheve mes masave lehtësuese. Në plazhet e Barcelonës, prej 8 Majit nuk është më i ndaluar plazhi.

Ndërsa Franca renditet ndër vendet që ende nuk e lejojnë plazhin, të paktën deri në fillim të Qershorit kur qeveria pritet të përcaktojë rregullat e reja kundër COVID-19.

Në gjithë plazhet e hapura deri më tani pushuesit janë të detyruar të qëndrojnë me çadra 2 ? 3 metra larg njëri ? tjetrit, në disa raste të mbajnë maska gjatë qëndrimit në rërë.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan...

Category

📺
TV

Recommended