Te merkuren votohet ne Kuvend qeveria e re e Kosoves

  • 4 years ago
Qeveria e re e Kosovës, e drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së, pritet të votohet të mërkurën në orën 11:00. LDK pretendon se i ka votat për votimin e qeverisë.
Shefi i këtij grupi parlamentar, Arben Gashi, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se për çështje të votave nuk kanë biseduar me asnjë deputet të PDK-së, parti kjo e cila do të vazhdojë të mbetet në opozitë bashkë me LVV-në, nëse qeveria Hoti nesër i merr votat e mjaftueshme.
Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin ?Duam zgjedhje?, peticion ky i cili online ka nisur më 30 Maj.
Deri tani janë mbledhur rreth 50 mijë nënshkrime. LDK-ja synon të bashkëqeverisë me AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, derisa AKR-ja ka premtuar se do të votojë qeverinë Hoti, por nuk do të jetë pjesë e saj.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended