Braktisi profesionin si dizenjuese, shqiptarja punon prej 31 vitesh si vullnetare

  • 4 years ago
Fatime Blakaj konsiderohet si ?? Nënë Tereza?? e dytë, ajo jeton në Austri prej 31 vitesh. Fatimja profesionin e saj të parë ka dizanjimin, por pas emigrimit drejt Austrisë, duket se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli??, aj tregon historinë e saj se si vendosi t?I përkushtohej punës si vullnetare. Pas njohjes me organizatën joqeveritare Austriake, e cila i vjen në ndihmë fëmijëve shqiptar, me sëmundje të ndryshme të cilat nuk mund të kurohen në Shqipëri, duket se botëkuptimi i saj ndryshoi plotësisht. Ajo nuk iu përkushtua më punës së saj si dizenjuese, por punës vullnetare në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
?? Ishte vjeshtë e vitit 1992, kur mora vesh për disa fëmijë që ishin në spital, dhe shkova për ti bërë një vizitë, nga ajo ditë nuk I jam larguar më, me thënë të drejtën ato dy fëmijë që I takova për hërë të parë, ata dy fëmijë shqiptar e ndërruan kahjen e jetës sime ?? kështu e fillon historinë e saj Fatime Blakaj.
Pas asaj dite, ajo nuk dëshironte më që të vazhdonte profesionin e saj, por dicka tjetër e shty të zgjidhte rrugën e humanizimit.
?? Kam punuar 8 vite vullnetarisht pa asnjë kompensim, me ndihmën e ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të mi, gjihtmonë kam pas dhe jam munduar që sa herë janë nisur fëmijët për Shqipëri, t?ju blejë rroba e gjëra të reja.

Recommended