Prej vitesh në kërkim, si u identifikua Astrit Sinanaj duke i vendosur C4 makinës së pronarit të 'Ha

  • 5 years ago
Kushëriri i të dënuarit me 25 vite burgim Julian Sinanaj, Astrit Sinanaj, i dënuar edhe ky në 2012 nga gjykata e Elbasanit me 8 muaj burgim për ?Armëmbatje pa lejë? dhe pjesë e një grupi kriminal në Elbasan, është arrestuar sot në Vlorë, falë një operacioni të koduar ?Eksplozivi?.

42-vjeçari banues në Tiranë por që fshihej në Vlorë, është arrestuar nga policia në rrugën ?Janaq Kilica?, për dy ngjarje kriminale në Elbasan, të kryera në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjri nga Elbasani, në dëm të biznesmenit Fuad Verzivolli nga Elbasani, i cili disponon ?Club Havana? në këtë qytet. Sinanaj qëndronte i fshehur prej kohësh pasi që nga viti 2017 ishte shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Apelit Durrës. Astrit Sinanaj sipas policisë është kushëri i Julian Sinanaj të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 25 vite burgim si pjesë e ?Bandës së Tritolit? në Vlorë dhe anëtar aktiv i një grupi kriminal në Elbasan. ?Shqiptarja.com? mëson se 42-vjeçari Sinanaj, është arrestuar në 2017, por gjykata e Shkallës së Parë Elasan e ka lënë vetëm 40 ditë në burg, me qëllim kryerjen e disa verifikimeve. Pas përfundimit të afatit 40 ditor ai është lënë i lirë, por lirimin e Sinanaj prokuroria e ka kundërshtuar në gjykatën e Apelit Durrës, e cila ka vendosur masën e sigurisë ?arrest në burg?.

Policia është orvatur ta gjejë dhe arrestojë Astrit Sinanaj, por pas gati dy vitesh, ai është ndaluar në Vlorë. Momentalisht ccështja penale me nr.759 që është hetuar nga prokurori Xhelian Seferi, i cili në 21 maj 2019 ka dërguar për gjykim dosjen në gjykatën e Elbasanit, ku të pandehur janë marr Astrit Sinanaj, Thanas Thoma dhe Gentian Kllogjeri, të cilët akuzohen për ?Vrasje në rrethana cilësuese? të mbetur në tentativë, ?Shkatërim i pronës me eksploziv?, ?Prodhim dhe mbajtje pa lejë i armëve luftarake? dhe ?Moskallëzim Krimi?. ?Shqiptarja.com? disponon të plotë materialin e prokurorisë ku evidentohet se dy të pandehurit Sinanaj dhe Thoma, në momentin e arrestimit nga policia e Elbasanit në 2017, kanë kuptuar se në qelinë e tyre ndodhej një pajisje përgjimi dhe Sinanaj i ka bërë me shenjë shokut të vet Thoma, që të mos fliste dhe të mbyllte gojën, pasi në qeli po përgjoheshin dhe mund të përfundonin keq.