Paçe me plëndës nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Paçe me plëndës
Përbërësit:
500 gr plëndës
1 qepë
1 karrotë
2 gjethe dafine
2 lugë gjelle miell
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalp
4 thelpinj hudhër
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle uthull
1 lugë kafe piper I kuq
Përgatitja:
Pastrojmë plëndësin, I japim një valë dhe e derdhim ujin. E vendosim përsëri për të zierë duke vendosur në tenxhere 1 qepëtë ndarë në dy pjesë, ujë, karrotë, 2 gjethe dafine dhe e lëmë plëndësin të ziejë sëbashku me perimet duke shtuar dhe 1 lugë caj kripë pasi të jetë zierë pak. Pasi plëndësi të jetë zierë plotësisht largojmë plëndësin dhe e presim në kubikë të vegjël. Kullojmë lëngun dhe shtojmë plëndësin tek lëngu I kulluar dhe 1 gjethe dafinë. Në një tigan vendosim vaj, gjalp dhe kaurdisim miellin sat ë zverdhet shtojmë pak nga pak lëngun nga tenxherja. Shtojmë hudhrat, përziejmë me uthullën dhe I shtojmë në tigan I përziejmë I lëmë të marrë valë dhe bashkojmë salcën me miell me lëngun në tenxhere. E lëmë të ziejë sëbashku me plëndësin për të marrë shijen sipas preferencave. Mund të shtojmë pak gjalp dhe vaj ulliri shtojmë 1 lugë kafe piper të kuq dhe e shtojmë tek tenxherja. E servirim duke shtuar pak piper të zi.