• 4 years ago
Supë krem selino
Përbërësit:
400 gr selino
½ kokërr qepë
250 gr patate
500 ml lëng pule
1 koncentrat pule Gallina
2 lgj vaj ulliri
1 gotë qumësht
50 gr djath i shkrirë
Kripë, piper i zi
Bukë e thekur
Përgatitja:
Në një tenxhere ngrohim vajin e ullirit, shtojmë qepën në kubikë dhe e kaurdisim pak dersia të zbutet. Shtojmë më pas patatet në kubikë të vegjël dhe selinonë të pastruar nga fijet dhe të prerë hollë së bashku me gjethet. I trazojmë së bashku për 2 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e pulës se bashku me 1 dado Gallina dhe e lemë supën të ziejë për 15 minuta. Pas kësaj kohe e kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë në krem, shtojmë 1 gotë qumësht dhe djathin e shkrirë dhe e lemë supën sa të flluskojë. E rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e shërbejmë supën me kubikë buke të thekur ose të kaluar pak në gjalpë.

Category

📺
TV

Recommended