Pranvera dhe alergjite e stines (12 Maj 2000)

  • 4 years ago
Pranvera nuk është aq e këndshme për të gjithë. Stina e luleve që për dikë vjen me kënaqësi, për disa të tjerë mbërrin me tështima, të kruajtura dhe rrufë. Mjekja alergologe Mira Xhixha, shpjegon se këta pacientë duhet të këshillohen me specialistin për të marrë mjekimin përkatës në këtë stinë.
" Manifestohen me shenja kryesisht të tështitura, të forta në grupe, me kruarje të hundëve, me lotim të syve dhe me rrjedhje të hundëve. Rrjedhje të bollshme dhe të ujshme. Mjekimi i tyre është me antialergjik që japim neve sipas simptomave dhe me desinsibilizim që presupozohet që ky pacient të zvogëlojë alergjinë që ka ndaj këtyre polenave. Pacientët nuk duhet të dalin kur koha është e mirë, kur ka diell të fortë apo kur ka erë por periudha më e favorshme për të dalë është mëngjesi herët dhe në darkë. Periudha më e favorshme për të dalë që poleni bie është dhe në kohët pas shiut."
Kështu ata që janë më të ndjeshëm seç duhet janë të dënuar të mbyllen në shtëpi derisa lulet të përfundojnë pllenimin e tyre.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended