Wake Up/Procedurat në kopsht;nga formulari për prindërit, higjiena, distanca në tavolina, fjetja etj

  • 4 years ago
Sot ky 1 qershor i gjeti kopshtet dhe çerdhet me dyer të hapura për fëmijët në të gjithë vendin si në ato publike dhe private. Ashtu si është thënë edhe gjatë javës që kaloi, të vegjlit u rikthyen në institucionet e kujdesjes nën masa të rrepta higjieno-sanitare. Jo se ato nuk kanë ekzistuar më parë, por duke nisur nga situata e përhapjes së koronavirusit në vend këto masa do të jenë më vigjilente dhe më të ashpra në zbatim. Që nga mënyra e shoqërimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe e deri tek qëndrimi në ambientet brenda institucionit, gjithçka ka ndryshuar. Edukatoret tashmë do të kenë edhe më shumë detyra në zbatimin e protokollit të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Për më shumë detaje se si u zbatuan këto masa, dhe cilat ishin ato ishim sot në një lidhje direkte nga Kopshti 36 në Tiranë. Me kameran tonë ndoqëm live momentin kur një prind solli fëmijën, plotësoi një formular ku jepte të dhënat e gjendjes shëndetësore të prindit dhe fëmijës. Ishte edukatorja e cila i priste tek dera duke matur temperaturën më pas ne ndoqëm gjithçka ndodh me fëmijët, në mjediset e kopshtit...

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel