Wake Up/ Inspektoriati: Nga 73 mijë biznese 275 janë gjobitur për moszbatimin e masave antiCOVID

  • 4 years ago
Edhe pse shifrat e të infektuarve me COVID-19 kanë ardhur në rritje gjatë këtyre ditëve, autoritetet e shëndetësisë kanë deklaruar se nuk do të ketë rikthim në karantinë, por do të ketë një intensifikim në terren të kontrolleve nga inspektorët e shëndetit përsa i përket zbatimit të protokolleve të sigurisë. Duket se këtë shtim të rasteve, autoritetet e shëndetësisë ja kanë faturuar subjekteve si publike dhe private që nuk zbatojnë protokollet por edhe vetë qytetarëve që nuk mbajnë maska në vendet ku ka shumë grumbullime apo edhe në subjektet që e kanë në rregullore këtë aksesorë të rëndësishëm tashmë në luftën ndaj përhapjes së infeksionit. Po si po i zbatojnë këto protokolle, cila subjekte janë më problematike në zbatimin e masave, dhe sa të ndërgjegjësuar janë qytetarët në zbatimin e tyre. Ornela Balla, përgjegjëse inspektimi pranë Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për Tiranën tha se për të siguruar qytetarët inspektorët kanë dalë në terren dhe kanë ushtruar kontroll në të gjitha subjektet, sidomos ato me nivel të lartë risku: "Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me të gjitha degët rajonale ka kryer gjatë kësaj periudhe pandemie 73 mijë inspektime nga ku ka rezultuar se 275 subjekte nuk zbatojnë në çdo kohë kërkesat ligjore antiCOVID dhe për rrjedhojë ndaj tyre janë marrë masa ndëshkimore kryesisht gjoba që variojnë nga 100-700 mijë lekë të reja. Ka pasur dhe nga ato subjekte që në rast të konstatimit të një shkelje specifike janë marrë masa dhe për mbylljen e veprimtarisë së subjektit."- tha Balla.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel