Wake Up/ 33% e lodrave në tregun shqiptar të rrezikshme. E tregojnë analizat laboratorike

  • 4 years ago
Shumëkush prej prindërve që na dëgjon tani, e ka në traditën e vet familjare që çdo 1 qershor t?i bëjë dhuratë fëmijës. Dhe dhurata kryesore sigurisht janë lodrat. Por sa të sigurta janë ato në Shqipëri? Qendra Konsumatori Shqiptar dhe Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë sapo kanë përfunduar një studim mbi situatën e lodrave në vend, përshtatshmërinë dhe rrezikshmërinë prej tyre. Studim që ua prezantuam sot për herë të parë në Wake Up.
Lodrat janë produktet e raportuara me nivelin më të lartë të rrezikshmërisë, rreth 33%, pra 1/3 e totalit të njoftimeve për produkte të rrezikshme që hiqen nga tregu i përkasin kategorisë së lodrave. Ato mbartin rreziqe të ndryshme: kimike, fizike, elektrike/djegie etj. Alertet e njoftuara, si dhe rezultatet laboratorike tregojnë se risku kryesor për produktet lodra vazhdon të jetë ai kimik. Në alertet e njoftuara gjatë vitit 2018 për lodrat e hequra nga tregu, ky rrezik është prezent në rreth 45 % të rasteve.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel