Wake Up/ Shqipëria jo më në listën e vendeve më të rrezikshme për të udhëtuar

  • 4 years ago
Kur vendosim të udhëtojmë në një shtet të huaj është kryesore të dimë nëse është i sigurt apo jo. Lidhur me këtë specialistët ndërkombëtar të shërbimeve të sigurisë mjekësore dhe të udhëtimit, SOS Ndërkombëtar kanë bërë publike një hartë për vendet më të rrezikshme në botë për vitin 2020. Në hartën e rrezikut të sigurisë së udhëtimit në botë, SOS Ndërkombëtar rendit pesë kategori të rrezikut: të parëndësishëm, të ulët, të mesëm, të lartë dhe ekstrem, ku sipas të dhënave, Shqipëria hyn në vendet me rrezik të ulët për të udhëtuar, e ngjyrosur me ngjyrën e verdhë, sikurse i gjithë Ballkani. Sipas SOS International, këto vlerësime bazohen në ?kërcënimin aktual që u shfaqet udhëtarëve nga dhuna politike (përfshirë terrorizmin, kryengritjen, trazirat dhe luftën e motivuar politikisht), trazirat sociale (përfshirë dhunën sektare, komunale dhe etnike), si dhe dhunën dhe krimin. Faktorë të tjerë përfshijnë infrastrukturën e transportit, marrëdhëniet industriale, efektivitetin e shërbimeve të shërbimit të urgjencës dhe ndjeshmërinë ndaj fatkeqësive natyrore.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended