BB: Covid-19 do rrise varferine - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania

by VizionPlusAlbania

0 views
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Varfëria pritet të thellohet me tej në vendin tonë, si pasojë e mbylljes së ekonomisë gjatë dy mujave nga pandemia . Banka Botërore në një raport të fundit analizon se shqipëria mbetet një nga ekonomitë ku niveli I varfërisë në skenarin më optimist mund të arrijë në 40% të popullsisë, ndërsa në nivelin më pesimist në 44%. Bëhet fjalë për persona që jetojnë me më pak se 5.5 dollarë në ditë sipas fuqisë blerëse. Rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat I njerzve në qytete, të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave. E thënë ndryshe sipas skenarit më optimist varfëria do të arrinte nivelet e viti 2012 në shqipëri ndërsa në skenarin pessimist ajo do të ishte e barabartë me atë të vitit 2005. Vendi yne ka nje numer te madh të vetpunësuarish por edhe shkallë të lartë të informalitetit. Këta pesona si dhe ata që janë me kontrata pune të përkohshme ose jo shumë të sigurta do të jenë kategoria që do të preken më teper nga varfëria. Ky fakt do të vinte qindra e mijra familje në vështirësi seziose të cilat do të ndikojnë në kequshqyerjen apo në reduktimin e shpenzimeve për arsim të fëmijeve, dy fenome që do të kenë pasoja afatgjatë në vend. Varfëria do të rëndohet edhe për shkak të remitancave, pasi emigratët shqiptarë me gjasë do të dërgojnë më pak para për familjet, pasi do cënohet puna e tyre në vendet europiane. Por raporti vijon më tej duke evidentuar se në mungesë të masave të qeverive në përgjigje ndaj krizës, më shumë se 400,000 njerëz në rajon mund të zhyten në varfëri ndërsa klasa e mesme do të tkurret ndjeshëm. Banka boterore thekson gjithashtu se do të ketë një ulje të popullisë ekonomikish të sigurt, bëhet fjalë për klasën më të ardhura të mesme dhe të lartë.