Ekskluzive/ "Do tju vrasim e presim ju ..., Zbardhen kërcënimet e Avdylajve drejtuar gardianëve

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Ora News zbardh revoltën e regjistruar në 21 në burgun 313, mes anëtarëve të grupit Avdylaj dhe gardianeve. E gjithë ngjarja ka nisur gjatë një kontrolli të befasishëm në qelinë e Avdylajve në sektorin 5, kati 2, dhoma 4, në të cilën qëndron dhe italiani i cilësuar si pacienti 0 me Covid 19 në sistemin e burgjeve.

Sipas dokumenteve të siguruara të paraburgosurit kishin fikur dritat në kundërshtim me rregullat, ndërsa kundërshtuan me forcë kontrollin.

Gardianët e burgut gjatë kontrollit kanë arritur të gjejnë një celular, pronësinë e të cilit nuk e ka pranuar asnjëri prej tyre, duke pretenduar se mund ta ketë lënë pastruesi. Gjatë kohës së kontrollit, të paraburgosurit, po sipas dosjes, kanë kundërshtuar me forcë policinë. Momentet e tensionit kanë qenë të fortë dhe efektivët janë kërcënuar me jetë dhe ofenduar nga të paraburgosurit.

Gjithashtu në dosje thuhet se në momentin që policët bllokuan derën e bankës brenda në dhomë që të mos hidheshin sendet e ndaluara dy të burgosur janë afruar me insistim për t'u futur në tualet duke u përplasur me policinë, madje kanë përplasur policin me shpinë pas derës së tualetit.

Po sipas dosjes së drejtorisë së burgjeve, Avdyjalt tentuan të destabizliojnë burgun, pasi të nxitur të tjerët që të rebeloheshin. Në këtë situatë edhe 4 qeli të tjera u solidarizuan me grupin e Shijakut, madje sipas procesverbalit nga qelia 5 u hodh një telefon. Për të gjithë këta të paraburgosur, Drejtoria e Burgjeve kërkoi izolimin e tyre në Gjykatën e Tiranës, e cila e rrëzoi duke e cilësuar këtë një vendim jo të drejtë në përputhje me ligjin.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/ekskluzive-do-tju-vrasim-e-presim-ju-nuk-kontrolloni-dot-avdylajt-ju-zbardhen-kercenimet-e-avdylajve-drejtuar-gardianeve

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp