Ekskluzive/ Zbardhet vetëvrasja e 16-vjeçares, kërcënimet dhe shantazhi me 1 mijë lekë për videot

  • 5 years ago
Zbardhet historia tragjike e vetëvrasjes së 16 vjeçares Adela Caci, e cila i dha fund jetës pas shantazheve me video private nga i dashuri i saj, njëkohësisht shok në të njëjtën shkollë. Dy adoleshentët kishin prej dy vitesh që ishin të lidhur, por në dy muajt e fundit lidhja e tyre kishte pësuar luhatje deri në shantazh e kërcënime nga ana e 16 vjeçarit për përfitime financiare. Nga grupi hetimor është mësuar se në telefonin e djalit janë gjetur 120 mesazhe të shkëmbyera mes të rinjve, ku ndër të tjera janë zbuluar edhe disa mesazhe kërcënuese e shantazhuese. Në ditët e fundit, djali i kërkonte Adelës që t'i jepte lekë për të mos publikuar videot private.

Në dy muajt e fundit 16-vjeçari me iniciale D. K i ka kërkuar 4 herë shuma nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra, ose në të kundërt videot do tua tregonte edhe shokëve të tjerë të shkollës. Gjithashtu ai i ka kërkuar që të shiste varësen dhe byrzylykun e floririt dhe paratë t?ia jepte atij.

Nga grupi hetimor është mësuar se vajza komunikonte nëpërmjet telefonit të babait, në të cilin janë gjetur 120 mesazhe të shkëmbyera mes të rinjve, ku ndër të tjera janë zbuluar edhe disa mesazhe kërcënuese e shantazhuese.

Sa i përket ngjarjes mamaja e 16 vjeçarit të arrestuar tregon një tjetër version. Ajo konfirmon se adoleshentët kishin 2 vite të lidhur, por kurrsesi djali i saj të ketë shantazhuar vajzën. Ajo tregon më tej, se në ditët e fundit babai i vajzës ka shkuar tre herë në shtëpinë e tyre, për tu siguruar nëse djali i kishte fshirë mesazhet që kishte në telefon, madje duke e kërcënuar edhe me jetë.

Por në momentin kur babai i Adelës ishte siguruar se adoleshenti kishte fshirë të gjithë mesazhet, atij i vjen një telefonatë ku i kërkojnë që me urgjencë të shkojë në spital pasi një familjar i tij kishte probleme, por pa i treguar që e bija 16 vjeçare e ndrydhur nga presionet dhe sedra kishte ndërmarrë aktin tragjik. Në kushte anonimati një prej oficerëve që po ndjek këtë dosje, tashmë të transferuar në Vlorë në sektorin për të mitur, tregon se në telefon janë gjetur prova që faktojnë akuzën e ?përndjekjes?, akuzë për të cilën adoleshenti pritet të dalë para Gjykatës për masë sigurie.