Berat, shpërthim bombe në stacionin e autobuzit - (9 Maj 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Tre të plagosur nga të cilët një grua në gjendje më të rëndë ka qenë pasoja e shpërthimit të një bombe sot në Berat. Një adoleshent 15-vjeçar gati shkaktoi tragjedinë kur e hodhi granatën në stacionin e autobuzit Berat-Uznovë. Sipas ekspetëve të policisë pasojat kanë qenë të vogla vetëm sepse granata ka qenë difensive.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 e 30 minuta kur adoleshenti Mikel Çizmja e hodhi armën shpërthyese ndërsa ishte duke udhëtuar me një autoveturë në lagjen ?Barrikadë?. Bomba krijoi tmerr dhe panik ndër dhjetra qytetarë që ndodheshin aty në momentin e shpëthimit. Për pasojë u plagosën dy qytetarë ndërkohë që një grua e moshuar me plagën më të rëndë u dërgua urgjent për mjekim në spitalin e qytetit.

Policia tha se 15-vjeçari Çizmja u largua menjëherë nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij. Agjentët e policisë po hetojnë rreth motiveve që e shtynë autorin të kryente këtë vepër penale. Sulmi me bombë në një vend të populluar si stacioni i autobuzit është një rast i rrallë për policinë shqiptare./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended