Salla e re Blackbox e Akademise së Arteve (6 Maj 2000)

  • 4 years ago
Akademia e Arteve shumë shpejt do të kthehet në një qendër kombëtare dhe bashkëkohore të artit dhe kulturës shqiptare. Akademia e Arteve, Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Soros pas një projekti të përbashkët përurojnë sallën e shfaqjeve brenda ambientit të Fakultetit të Arteve Plastike. Fryt i këtij bashkëpunimi është kjo arenë e shpalosjes së alternativave të reja artistike.
Salla e re me emër mbase provizor, "Blackbox" ka si qëllim përveç mbështetjes së procesit mësimor të studentëve dhe pedagogëve të Fakultetit të Artit Dramatik, edhe aktivitete për fakuktetin e muzikës. Aktorë të njohur, pedagogë dhe studentë janë shkelësit e parë të kësaj salle më modernë në Shqipëri për projekte teatrale dhe muzikore. Në përurim, studentë dhe pedagogë kanë shpalosur momente krijuese.
Pikërisht në këtë sallë brezi i ri i artit skenik ka mundësi të shpalosë alternativa të reja artistike. "Blackbox" do tu japë përparësi projekteve të komuniteteve, jashtë akademisë për të nxitur zhvillime alternative në artin skenik shqiptar.

Gazetare: Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/