Prefekti Dedja konference shtypi (27 Prill 2000)

  • 4 years ago
Prefekti i Tiranës Taulant Dedja ka vendosur sot pas pesë muajsh pas ardhjes së tij në këtë detyrë për të komunikuar direkt me shtypin. Dedja ka sjellë shqetësimin e tij lidhur me infrastrukturën, urbanistikën dhe pastërtinë e Tiranës. Ai ka hedhur një serë akuzash ndaj Këshillit të Rregullim Territorit të Tiranës i cili sipas Dedjes shpesh herë është bërë pre e spotantinitetit dhe abuzimit.
" Tirana ende nuk ka një plan të ri rregullues, dhe për këtë jam i detyruar publikisht të kërkoj angazhimin e Bashkisë që ka detyrim ligjor hartimin e një detyre projektimi e cila duhet ti vihet në funksion organit të specializuar në këtë fushë, Institutit të Studimit dhe Projektimeve Urbanistike."
Dedja ka shprehur pakënaqësitë e tij lidhur me Policinë Ndërtimore puna e së cilës është zbehur tha ai. Ndërsa ka premtuar dhe një takim me ministrin Demeti për këtë qëllim. Për Dedjen vazhdon të mbetet shqetësim infrastruktura e Tiranës dhe gjendja e amortizuar e saj. Problemi nuk është vetëm tek investimet tha Dedja por dhe tek mirëmbajta e rrugëve.
Natyrisht që në vemendjen e Prefektit të kryeqytetit ishte dhe pastërtia e Tiranës. Duke sulmuar Bashkinë dhe organikave të ndërmarrjeve që varen prej saj, Dedja tha se nuk e ka gjetur mbështetjen nga ky institucion dhe prandaj i është drejtuar ushtrisë për pastrimin e Tiranës.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/