Hipokrati - Vitamina D, roli i saj në parandalimin e sëmundjeve - 23.05.2020

  • 4 years ago
Programi ?Hipokrati? sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekesinë e sigurtë. Programi "Hipokrati: zbërthen zhvillimet më të fundit në mjekesi, për të zgjidhur problemet e mprehta shëndetësore të shoqërisë.

Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi yne e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore.
Cilat janë efektet e Vitaminës D?
Vitamina D nxit thithjen e kalçiumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalçiumit, të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin rrezikun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te femijët. Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Nivelet e ulëta të vitaminës D shprehen nepermjet një sërë shenjash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit. Te gjithe e dime se burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm, gje që pasohet me probleme të tjera me shëndetin.
1- Vitamina D ul rrezikun e Kancerit të Gjirit
Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit tek grate.Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.
2- Vitamina D ul rrezikun e Sklerozës së Shumëfishtë.
Shqiptarët janë me fat persa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

3- Si ndikon mungesa e Vitaminës D tek te rriturit
Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme.Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia. Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

4- Si ndikon mungesa e Vitaminës D tek fëmijët
Midis përdorimit në rritje të kremërave kundër diellit, uljesse nivelit të vitamin...