Hipokrati - Episodi i plotë - Hetem Ramadani - Këshillat ndryshe për Koronavirusin - 23.05.2020

  • 4 years ago
Ne studio me Erjona Rusi diten e sotme eshte Hetem Ramadani, I cili na flet mbi moshen mesatare te personave te prekur qe humben jeten nga virusi ishin moshe e thyer e me semundje kronike bashkeshoqeruese, pra me imunitet te ulur.
Si mund te rrisim imunitetin e trupit tone dhe sa rendesi kane ushqimet, ne vecanti dhe vitamina C dhe a mund ta perdorim kunder stresit ate.

Vitamina C është një antioksidues që zakonisht ne gjuhen mjekesore quhet acid askorbik. Kjo vitaminë është një aleat i fuqishëm i sistemit imunitar për të luftuar sëmundje të ndryshme si gripi, problemet e shfaqura gjate shtatzanise, sëmundjet e syve, të zemrës, etj. Duke qenë një antioksidant, vitamina C luan një rol të rëndësishëm në shtyrjen e procesit të plakjes, pasi lufton radikalet e lira dhe mban të reja indet e lëkurës. Vitamina C ndikon pozitivisht në parandalimin e skorbutit, një sëmundje që vjen pikerisht nga mungesa e vitaminave. Gjithashtu, falë saj, lufta kundër anemisë mund të bëhet më efektive dhe infeksionet urinare shërohen më shpejt. Vitamina C ndikon pozitivisht në prodhimin e hemoglobinës dhe rruazave të kuqe të gjakut, duke e bërë më të lehtë shërimin e plagëve. Vitamina C favorizon përthithjen e substancave ushqyese, por edhe të preparateve farmaceutike si acidi folik, apo hekuri. Organizmi i njeriut nuk mundet të prodhojë apo ta ruajë vitaminën C. Ju mund ta gjeni atë në në frutat dhe zarzavate, veçanërisht në frutat e freskëta si: portokalle, mandarina, pjepër, banane, pjeshkë. Po ashtu ate e gjeni tek domatet dhe specat, tek perimet me gjethe jeshile si: spinaqi, lakra, lulelakra dhe brokoli. Për shumë njerëz, një portokall, një racion me luleshtrydhe, speca të kuq apo brokoli, ofron një dozë të mjaftueshme të vitaminës C.Specat janë burim shumë i mirë i vitaminës C. Duhet t?i përfshini në regjimin tuaj ushqimor.
Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi yne e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore. Vitamina D nxit thithjen e kalçiumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalçiumit, të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin rrezikun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te femijët. Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Nivelet e ulëta të vitaminës D shprehen nepermjet një sërë shenjash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit. Te gjithe e dime se burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm, gje që pasohet me probleme të tjera me shë...