Basha: Nuk e kemi braktisur ‘Zgjedhoren’ |Lajme-News

  • 4 years ago
Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi këtë të premte para gazetarëve se opozita ka vendosur që të çojë deri në fund procesin e Reformës Zgjedhore, duke thënë se kjo është e vetmja mundësi që shqiptarëve t?u jepet e drejta për zgjedhje të lira dhe për të larguar Edi Ramën nga qeveria.

Ai u shpreh se PD nuk e ka braktisur tryezën e ?Zgjedhores?, por mbledhja e 18 Majit erdhi një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kur po rriheshin njerëzit në rrugë.

I pyetur nëse do të pranonte të ulej në një tryezë të përbashkët politike të propozuar nga Presidenti Ilir Meta, kreu i selisë blu u përgjigj negativisht.

Pas reagimit të Bashës, Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim tha se e mirëpret vendimin e opozitës, ndërsa bëri thirrje që dhe palët e tjera politike të tregojnë këtë lidership.
Edhe kreu i qeverisë e ka përshëndetur vendimin e PD-së, teksa shkruan se është një kthesë për t?u përshëndetur.

?Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore, një kthesë për t?u përshëndetur! Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus?.

Vendimin e PD ka përshëndetur edhe Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca. /tvklan.al

Recommended