“Bella ciao” në xhami

  • 4 years ago
Sot mund ta dëgjosh kudo këngën e famshme antifashiste të partizanëve italianë ?Bella Ciao? e rikthyer në vëmendje nga seriali i famshëm i Netflixit ?La casa de papel?. Por banorëve të Smirnes në Turqi i tingëlloi shumë çuditshëm, kur muzika u erdhi nga megafonët e kësaj xhamie, për më tepër në ditët e fundit të muajit të Ramazanit.

Varianti që u dëgjua nga minaret e kësaj xhamie ishte kënduar nga ?Grup Jorum?, një grup muzikor i shquar në Turqi për tekstet me përmbajtje politike, kryesisht opozitare me partinë e presidentit Erdogan, me famë deri tek rebelët kurdë në Siri.

Kënga u dëgjua për disa sekonda. Të habitur, banorët e zonës publikuan xhirime të atyre momenteve në rrjetet sociale.

Gabim, provokim apo bojkotim, kjo mbetet për t?u përcaktuar nga hetimi që kanë nisur autoritetet lokale. Zyrtarët e qeverisë thanë përgjegjësit do të ndëshkohen rëndë. Qyteti i Smirnes shquhet për laicizmin dhe prej kohësh drejtohet nga republikanët në opozitë.

Tv Klan

Recommended