• 4 years ago
Reforma Zgjedhore është çështja tjetër e nxehtë në mes të politikës shqiptare. Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, opozita jashtëparlamentare bojkotoi mbledhjen e radhës në Këshillin Politik dhe kjo ka nxitur diskutimet nëse mund të përfundojë në kohë apo jo.
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë emisionit ?Opinion? në Tv Klan u shpreh se e ka nxitur publikisht Reformën Zgjedhore dhe e ka quajtur të domosdoshme pjesëmarrjen e opozitës në këtë proces.
Mirëpo, ish-kreu i qeverisë tha se reforma pengohet nëse përpiqet të ndryshohet sistemi zgjedhor. Kjo në fakt është një nga kërkesat e opozitës parlamentare dhe përfaqësuesja e saj në Këshillin Politik, Rudina Hajdari, ka kërkuar disa herë që të futet në axhendën e punës.
Megjithatë sipas Berishës, përpjekja për të ndryshuar sistemin, mund të bllokojë problemin. Por ai u shpreh se nëse palët bien dakord edhe për një sistem tjetër ai do ta mbështesë këtë vendim.
Sali Berisha: Reformën Zgjedhore e kam nxitur publikisht dhe e kam quajtur të domosdoshme pjesëmarrjen e opozitës, por unë jam njeri që lexoj raportet. Në asnjë raport të asnjë palë zgjedhjeje nuk ekziston asnjë sugjerim për ndryshimin e sistemit. Nëse do të pengosh reformën, çoje te sistemi.
Mentor Kikia: S?po e pengon. PD dhe PS pika ku ishin marrë vesh për bukuri ishte tek sistemi. Mos u kapni tek sistemi. Sistemi ishte e vetmja pikë ku janë marrë vesh pa nisur akoma. Pse e braktisi opozita?
Sali Berisha: Për mua përpjekja për të ndryshuar sistemin do çojë në bllokimin komplet të problemit.
Lorenc Vangjeli: Keni të njëjtin mendim si Damian Gjiknuri.
Sali Berisha: Sistemi pastaj do një gjë tjetër. Unë i bëj një korrigjim për të lehtësuar partitë e vogla, por sistemi rajonal proporcional ky që është, është një sistem që e kanë disa vende dhe jep sukses. Megjithatë unë nuk ndërhyj. Po ranë dakord, cilido sistem të zgjedhin unë jam dakord.
Blendi Fevziu: Zoti Berisha ju thatë një gjë, që përpjekjet për të ndryshuar mund të çojnë në bllokimin e procesit. Pse?
Sali Berisha: Mund të çojnë në bllokimin e procesit sepse një palë, e parë e dytë dhe e trata mund të ndahet zemërthyer edhe ikën. Ajo do konsensus aty është problemi.
Ndër të tjera, Berisha tha se është për sistemin zgjedhor që ka aktualisht vendi. Sipas tij, një sistem i hapur mund të lejojë hyrjen e trafikantëve në vend./tvklan.al

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended