Medikamentet shnderrohen ne objekt biznesi (20 Maj 1999)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Abuzime me medikamentet për kosovarët në Durrës. Ndërkohë që kosovarët ankohen që për ta s?ka ilaçe, mjaft farmacistë pohojnë të kundërtën. Tashmë medikamentet e ndihmavë janë shndërruar në objekt biznesi për farmacitë e qytetit bregdetar. Një prej farmacistëve durrsake thotë për Tv Klan, se janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm na ofrojnë ilaçe me çmimin e tregut, ndërsa vetë kosovarët i afrojnë ato me çmim shumë më të ulët.

Ndërkohë që spitali i qytetit vuan për ilaçe pasi aty shtrohen 20-30 persona në ditë. Për të përballuar këtë situatë të vështirë është vënë në ndihmë dhe farmacia Nënë Tereza që jep medikamente të paguara nga fondet e Bashkisë.

Shumë shprjet për kosvarët do të hapet një farmaci tjetër që do të shpërndaj medikamente të siguruara nga Bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit italian Ankonas. Megjithatë dhe vetë zyrtarët lokal durrsak duken skeptikë për përmirësimin e furnizimit me medikamente, pasi dhe vetë kosovarët duan të përfitojnë nga situata./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended