Forcat e NATO-s dislokohen ne portin e Durresit (19 Maj 1999)1

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 1999

Forcat ushtarake të NATO-s tashmë me një qendër edhe në portin detar të Durrësit. Kjo qendër do të jetë një sipërfaqe prej një mijë metra katrorë në afërsi të kalatës zero të këtij porti, si dhe një zyrë në ndërtesën e drejtorisë. Drejtori i portit detar Leonidha Gjermeni tha për Tv Klan se deri tani pritej aprovimi nga Ministria e Rendit Publik dhe ky aprovim ka ardhur. Ndërsa tani do të filloj dislokimi i tyre.

Ndërkohë kjo hapësirë kërkohet për të parkuar forcat ushtarake amerikane të NATO-s jo vetëm mjetet e tyre logjistike por dhe kontenierët që vijnë në këtë port vetëm në llogari të forcave të Aleancës. Por përveç kësaj qendre Nato i ka kërkuar portit detar që të vërë në dispozicion të saj dhe kalatat 5, 6 dhe 7, për të bërë të mundur ankorimin ushtarak të anijeve të tyre.

Ndërkohë siç dihet ka mbi tre javë që në afërsi të portit të Durrësit në kalatën lindore në një hapësirë prej dy mijë metra katror janë dislokuar forcat holandeze të NATO-s./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended