Protestuesit e teatrit ne gjykate - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aktivistë dhe mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosja janë mbledhur para Gjykatës së Tiranës me kërkesën për të lënë të lirë 11 personat e arrestuar nga policia gjatë protestave për shembjen e Teatrit Kombëtar. Tubimi kundër arrestimit te aktivistwve, mes të cilëve edhe Bojken Abazi, drejtues ekzekutiv i ?Vetëvendosjes?, vazhdon edhe në këto momente teksa në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për 11 të arrestuarit. Para nisjes së seancës ndaj të arrestuarve të cilët akuzohen për "Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme" reagoi dhe Presidenti i Republikës. Në një postim të tijin në Facebook, Ilir Meta, shkruan se të gjitha arrestimet, ndalimet dhe procedimet për mbrojtjen paqësore të Teatrit Kombëtar janë politike.Vetë operacioni thotë kreu i shtetit për shembjen e Teatrit Kombëtar ishte kryevepra e asgjësimit përfundimtar të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Presidenti bën thirrje që të lirohen të burgosurit politikë në Shqipërinë e 2020. Ndërkohës në pasditen e sotme në 17 e 30, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e mbështetur nga opozita e bashkuar ka thirrur protestën e dytë në sheshin para Ministrisë së Brendshme.