Nesër masa e sigurisë për 23 protestuesit e Rrugës së Kombit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
23 protestuesit e arrestuar të dielën për protestën në rrugën e Kombit pritet të dalin nesër para gjykatës, për t?u njohur me masën e sigurisë. Prokuroria e Kukësit ka depozituar në gjykatë me kërkesat përkatëse. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se Prokuroria e vlerëson të ligjshme ndalimin e tyre.Mbi protestuesit rëndojnë katër akuzat, tubimi i paligjshëm, kundërshtim ndaj policisë si dhe shkatërrim të pronës publike. Ndërkohë familjarët dhe të afërmit e protestuesve vazhdojnë te jenë grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë.Që prej së dielës, 13 prej të arrestuarve ndodhen në Drejtorinë e Policisë se kryeqytetit, ndërsa pjesa tjetër në Komisariatin e Policisë së Kukësit.Të shtunën protestuesit u përplasën me policinë në ?Rrugën e Kombit? duke hedhur në drejtim të tyre gurë dhe sende të tjera të forta, si dhe shkatërruan sportelet e koncesionarit që do mbledhë taksën për automjetet që do kalojnë përgjatë kësaj rruge. Ata kërkojnë nga qeveria që të rishikojë vendimin pasi çmimi 5 euro është tepër i lartë.