Shkencetaret kineze: Kemi ilaçin ndaj Covid |Lajme - News

  • 4 years ago
Shkencëtarët kinezë pretendojnë se kanë zbuluar një ilaç, që përveçse shëron pacientët me koronavirus, krijon edhe imunitet për ta. Ilaçi po testohet në një laborator të Universitetit të Pekinit, teksa prova tek kafshët është kaluar me sukses.

Zhvilluesit e këtij ilaçi thanë për mediat se injektimi i këtij ilaçi tek kavjet u përmirësoi atyre shëndetin brenda 5 ditëve. Formula e ilaçit përmban antitrupa të prodhuara nga persona me sistem të fuqishëm imunitar. Pas injektimit tek kavjet, antitrupat neutralizuan virusin, ndërsa krijojnë edhe një mbrojtje afatshkurtër kundër një infektimi të dytë.

Shkencëtarët kinezë pritet të nisin së shpejti, testimin e këtij ilaçi tek njerëzit teksa shprehen besimplotë se provat do të japin rezultate pozitive. Ekspertët thonë se nëse ky ilaç do të japë rezultatet e pritshme, nuk do të jetë më nevoja e një vaksine kundër Covid-19, që po zhvillohet në disa shtete, përfshirë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas OBSH-së, deri më tani janë mbi 100 vaksina në zhvillim, tek të cilat varen shpresat në betejën kundër Covid-19, që ka prekur mbi 4.9 milionë njerëz në gjithë globin.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/