Rudina Magjistari per shembjen e teatrit: Pamje te trishta

  • 4 years ago
Drejtuesja e emisionit ?Rudina? në Tv Klan, Rudina Magjistari, ka reaguar këtë të hënë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, një ditë më parë.
Magjistari tha se pamjet e mëngjesit të ditës së djeshme ishin të trishta.
?Do ta nisim programin e sotëm pikërisht me ngjarjen e djeshme, me lajmin me të cilin u zgjuan të gjithë shqiptarët në mëngjes, pikërisht atë të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Sigurisht që ishin pamje të trishta, i dhembën shumë të gjithëve, besoj unë pa përjashtim, kujtdo që në këtë periudhë ka marrë një anë dhe është pozicionuar ?pro?, apo ?kundër? shembjes së Teatrit Kombëtar, të lidhur shpirtërisht, nostalgji e fortë na lidh sigurisht me atë godinë dhe me atë teatër, ku kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm shumë e shumë artistë, artistët më të mëdhenj të skenës sonë. Është i shembur tashmë. Dhe aty është planifikuar siç dihet dhe siç janë shfaqur edhe pamjet e këtyre ditëve, një projekt i ri, një teatër i ri, modern, shumë më i madh. Dhe pikërisht referuar kësaj ngjarjeje, ne kemi përgatitur një material që është një përmbledhje e lajmeve të ditës së djeshme.?/tvklan.al #teatrikombetar



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/