"Kam femijen e vogel lart...", policia shoqeron me force qytetarin qe theu karantinën

  • 4 years ago
Ky është momenti kur efektivët e policisë në Tiranë shoqërojnë një qytetar i cili u kap në thyerje të karantinës. Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, mund të shihet sesi qytetari tenton t?i ikë efektivëve të cilët e kapin atë me forcë. Ai tenton që të rezistojë edhe duke u kapur pas një peme që ndodhet aty në rrugë, ndërsa bërtet se ka fëmijë të vogël.

?Po prit se jam me fëmijë mo burrë. Kam fëmijën e vogël lart...?, mund të dëgjohet qytetari.

Pavarësisht tentativave për t?i shpëtuar, efektivët arrijnë ta fusin qytetarin në automjet, duke e shoqëruar më pas në ambientet e policisë. Incidenti në fjalë mësohet se ndodhi në rrugën ?Sami Frashëri?. Sipas të dhënave, policia e shoqëroi qytetarin pasi nuk po i bindej urdhrit dhe kishte thyer karantinën duke dalë në ambient publik.

Tirana mbetet ende zonë e kuqe për shkak të pandemisë dhe pas orës 17:30 lëvizja e qytetarëve është e ndaluar./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/