Lehtesim i ndjeshem i masave pas 18 Majit

  • 4 years ago
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastrliu prezantoi planin e masave, që parashikon një tjetër lehtësim të ndjeshëm të masave shtrënguese. Prej 4 Majit do të zgjerohet zona e gjelbër.
?Nga data 4 Maj do të përfshihen si zona të gjelbërta bashkitë: Tropojë, Rrogozinë, Peqin, Belsh, Cërrik, Gramsh, Ura Vajgurore, Kuçovë, Berat, Poliçan, Skrapar, Devoll, Pustec, Maliq, Mallakastër, Kolonjë Vlorë, Selenicë?.
Manastirliu tha se duke filluar nga data 4 Maj do të lejohen dy pasagjerë familjarë në shërbimin taksi ndërqytetas, ndërsa sqaroi se do të ndryshojë edhe vetëkarantinimi i personave që vijë nga jashtë.
"Duke filluar nga data 4 Maj, personat që do të riatdhesohen dhe që janë me banim ne zonat e kuqe do të vetekarantinohen në banesë me kushte strikte dhe nën monitorim të rreptë. Ndërsa të riatdhesuarit që banojnë në zonat jeshile do të vijojnë karantinën në strukturat akomoduese të përcaktuara.
Nga 11 Maji do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.
"Janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare. Nga java që nis do të njihen me protokollet specifike, dhe do duhet që këto subjekte të marrin masa për organizimin e shërbimit me kushtet e reja".
Një tjetër hapje pritet të jetë pas 18 Majit, kur mund të lejohen edhe baret dhe restoranteve për ambientet e hapura. Manastirliu theksoi se ky vendim është marrë në përputhje me ecurinë e kurbës epidemiologjike dhe se në rast të përkeqësimit të shifrave të të infektuara do të ketë sërish rishikim të planit.




SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended