Zgjedhjet ne axhenden e partive politike | Lajme - News

  • 4 years ago
Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar për 8 raste të reja me COVID-19.

Numri i viktimave shkon në 86 ku gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një paciente 59-vjeçare nga Tetova. Vazhdon të jetë në rritje numri i të shëruarve.

Në prag të takimit të liderëve, ku pritet të diskutohet situata me COVID-19, por edhe zhvillimet politike në vend, nga VMRO-DPMNE shprehen se zgjedhjet nuk janë në agjendën e kësaj partie.

?Nuk do të lejojmë infektime të reja dhe sëmundje të një numri të madh të qytetarëve, vetëm e vetëm që Zaev dhe LSDM ta zvogëlojë humbjen?.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të korrikut ose fillim të muajit Gusht.

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut nesër duhet ta vlerësojë kushtetueshmërinë e vendimit për shpërndarjen e Kuvendit.

Tv Klan



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended