Uniko - I lidhur me adoleshenten, por Gentjan Ruçi ka histori dashurie me nje 37-vjeçare ne Itali

  • 4 years ago
Blerina M. 37 vjeç me origjinë nga Përmeti, nënë e dy vajzave, në vitin 2016 ndahet nga bashkëshorti dhe krijon një lidhje dashurie që përfundon në fejesë me Gentjan Ruçin.

Pas dy viteve bashkëjetese në ishullin grek Zakyntho, i riu nga Saranda i kërkon asaj që të zhvendoset në Itali në zonën e Massa Carrara dhe të strehohej tek miqtë e tij rumunë në zonën ku kishte jetuar për disa vite vetë.

Këto janë fotot e Gentjan Ruçit me të fejuarën dhe mesazhet e dashurisë të shkëmbyera mes tyre në rrjetet sociale.

?Unë gjithashtu mund të vdes, por gjithmonë të jem afër jush?.

Aktualisht e fejuara Gentjanit është e strehuar në shtëpinë e një familje me origjinë nga Malësia e Madhe, pasi me rumunin ndodhi një konflikt që e detyroi atë të dilte nga banesa.
Ne tentuam të kishim një reagim nga e fejuara dhe Gentjani për të gjithë historinë mes tyre dhe historinë me të dashurën e të fejuarit. Por asnjëri prej tyre nuk pranoi të fliste.

Gentjan Ruçi kishte ndërkohe një histori paralele të cilën në momentet e para refuzoi t?ia tregonte të dashurës 17-vjeçare. Kjo e fundit e merr vesh vetë për ekzistencën e saj dhe e telefonon duke i kërkuar që të shkëputej nga Gentjani pasi tashmë ai i përkiste asaj. Por Prokuroria mund të provojë dhe mesazhet e shkëmbyera mes Gentjanit dhe 17-vjeçares ku ai pranon fejesën dhe pranon se ishte i dashuruar me Blerinën.

Adoleshentja tashmë është nën përkujdesje të specializuar në një qendër rehabilitimi në kryeqytet. Dy prokurorët e çështjes, për një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, kanë kërkuar një ekspertim psikologjik për vajzën si dhe disa ekspertime të tjera mjeko ? ligjore.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/