Ora News - Covid-19 frenon azilin

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Bllokimi i lëvizjeve si një masë kundër përhapjes së koronavirusit ka reduktuar ndjeshëm kërkesat për azil të shqiptarëve në vendet e BE.

Sipas raportit më të fundit të Zyrës Europiane për Mbështetjen e Azilantëve, muaji mars që përkoi edhe me bllokimin e lëvizjes ka pasur gjithësej 581 kërkesa, me një ulje prej 50% krahasuar me muajin shkurt të këtij viti ku ka pasur 1124 kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë.

Reduktimi është akoma më i ndjeshëm krahasuar me marsin e një viti më parë, ku ka pasur 2158 aplikime, çka tregon një ulje me gati 80% të kërkesave.

Gjatë vitit 2019 kërkesat për azil nga shqiptarët në raport me popullësinë u rritën ndjeshëm duke lënë pas edhe vendet me konflikte si Siria apo Afganistani.

Por edhe pse me një numër të reduktuar, vendi ynë sërish mban rekord në rajon për nga numri i lartë i aplikimeve dhe ndiqet nga Serbia me 207 këreksa në muajin mars.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/covid-19-frenon-azilin

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp