Report TV -COVID-19 frenon kredinë për bizneset dhe individët/ Banka e Shqipërisë: Rënie me 1.2%

  • 4 years ago
COVID-19 dhe masat e ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e infeksionit ka ndikuar direkt tek kreditimi i ekonomisë, i cili është ngadalësuar ndjeshëm në muajin mars. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë kredia për biznese është frenuar kryesisht tek biznesi i madh me 1.2%. Ndërsa sa i takon ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla ato kanë pasur rritje në kreditim me rreth 4 miliardë lekë më shumë se në fund të 2019, e cila ka kompensuar edhe tkurrjen e kredisë për biznesin e madh.