Top News - F1 pa garën e Holandës/ Red Bull e kishte provuar pistën

  • 4 years ago
Kjo fundjavë duhej të ishte e Çmimit të Madh të Holandës në Botërorin e Formula 1, një garë që kthehej në këtë kampionat pas 35 vitesh, por për shkak të pandemisë coronavirus kjo ndalesë u shty.


Megjithatë pati pilotë që mundën të ndjejnë për një moment atmosferën në pistën e Zandvoort duke edhe e perovuiar atë dhe bëhet fjalë për dy pilotët e Red Bull Max Verstappen dhe Alex Albon.

Dy pilotët e Red Bull në fakt e kryen këtë lloj inspketimi në muajin janar të këtij viti përpara se të merreshin masat kufizuese për të frenuar përhapjen e Covid-19 me Verstappen dhe Albon që përshkuan disa lokalitete ikonë në Holandë.

Kjo aventurë e Albon dhe Verstappen që do të zhvillonte garën e parë të shtëpisë së tij po të mos ishte pandemia, nisi në molin e Roterdamit teksa ata xhiruan mes kontenierëve të molit.

Udhëtimi i tyre vijoi në rrugët e Hagës dhe në shumë zona të tjera që e dallojnë Holandën nga vendet e tjera, ndërkohë që kulmi ishte përshkimi i pistës ku do të zhvillohej gara e Formula 1 me pilotët që arritën ta testojnë në një farë mënyre atë.

Botërori i Formula 1 ka parë që t?i anulohen apo shtyhen 10 garat e para të tij. për momentin ende nuk ka një kalendar të përpiluar, por sipas shefit të Liberty Media, Chase Carey, synimi është që ky kampionat të nisë në 5 korrik me Cmimin e Madh të Austrisë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Holand#F1#TopChannel

Recommended