Nga 4 Maji nis sistemi i ri i riatdhesimit | Lajme - News

  • 4 years ago
Duke nisur nga 4 Maji, të gjithë ata qytetarë që duan të riatdhesohen në Shqipëri do t?i nënshtrohen rregullave të reja të karantinimit. Masat lehtësuese i ka publikuar Ministria e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke sqaruar edhe procedurën që duhet ndjekur për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e kuqe.
?Të gjithë qytetarët të cilët banojnë në zonat e shpallura si zona të kuqe do të vetëkarantinohen në banesat e tyre me përgjegjësi të plotë dhe të monitoruar nga Policia e Shtetit?.
Ndërsa ata që vijnë nga zonat jeshile do të akomodohen në hotele duke mbuluar shpenzimet ushqimore, prej 7 Euro në ditë, ndërsa shuma prej 14 e akomodimit dhe shërbimet do të mbulohet nga shtetit shqiptar.
?Gjatë këtij procesi ju duhet të deklaroni adresën tuaj të banimit, pasi të gjithë ata qytetarë, të cilët banojnë në zona të deklaruara të gjelbërta nga Ministria e Shëndetësisë, do të duhet të karantinohen 14 ditë në hotelet e përshtatura si struktura karantinuese COVID-19?.
Ministrja Balluku sqaron se gjatë fazës së dytë të riatdhesimit janë akomoduar nga data 18 Prill më shumë se 2500 qytetarë shqiptarë nga mbarë bota.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/