Ekskluzive/ Prokurori i antimafias në Itali: Mafia shqiptare e kudondodhur në botë, janë në ngritje

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Prokurori antimafias në Itali, Nicola Gratteri shprehet në një intervistë ekskluzive për emisionin Tempora në RTV Ora se mafia shqiptare është e shpërndarën në të gjithë botën.

Alba Kepi: Prokuror ju jeni i pari që në nivel institucional lëshuat alarmin për rrezikun e mafies në këtë kohë pandemie. Çdo të thotë ky rrezik?

Prokurori Nicola Gratteri: Rreth 2 muaj më parë unë evidentova dy probleme. Problemi i parë është e përditshmja, e menjëhershmja. Sidomos në jug të vendit ka mjaft punë në të zezë, në bujqësi, në restorante. Tashmë ka familje të tëra e breza familjarë që jetojnë veç me punë të zezë duke u paguar 30 euro në ditë. E sot këto 30 euro nuk janë më, pasi aktiviteti bujqësor është pezulluar, hotelet, lokalet, piceritë janë të mbyllura. Prandaj kërkova që shteti të ndërhyjë menjëherë, përndryshe kapo mafiat do të zëvendësojnë shtetin. Po si do e bëjnë? Kapomafiat dhurojnë trasta me ushqime me vlerë 100-200 euro që për ta nuk kushton asgjë e në këtë mënyrë fitojnë konsesusin, fitojnë fuqi e sidomos kur të vijë momenti i zgjedhjeve, nevojtari që kanë ndihmuar do të votojë kandidatin e parazgjedhur nga kapomafia, pasi sheh tek ai përgjigjen e halleve të tij e të kolektivitetit.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ekskluzive-prokurori-i-antimafias-mafia-shqiptare-e-kudondodhur-ne-bote-jane-ne-ngritje

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/K3BQDAhuLC4

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv