Intervista, Prokurori i Antimafias: Kriminelët shqiptarë në Itali një nivel me mafien italiane

  • 6 years ago
Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho i cili ka qenë sot në Tiranë, ku është takuar me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Carlo Bollino në Report Tv, ku ka saktësuar qëllimin e vizitës së tij si dhe nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve në sektorin e sistemit gjyqësor dhe luftimin e krimit të organizuar.

"S'kemi në hetim politikanë shqiptarë"
I pyetur a ka politikanë shqiptarë dhe dosje për ta të cilat të jenë duke u gjykuar apo hetuar nga organet e drejtësisë në Itali, De Raho ka theksuar se në Itali nuk ka hetime për asnjë politikan shqiptar për momentin.
De Raho ka bërë të ditura disa të dhëna befasuese lidhur me numrin e shqiptarëve të inkriminuar apo që janë në hetim në Itali. Prokurori i Antimafies italiane hodhi dritë edhe mbi përmasat dhe rolin e ri që ka krimi i organizuar shqiptar, i cili ai tha se tashmë ndodhet në një nivel me mafiet autoktone italiane.

Recommended