Partitë politike ndryshojnë qëndrimet rreth organizimit të zgjedhjeve

  • 4 years ago
Vazhdon përplasja mes pushtetit dhe opozitës nëse duhet mbajtur ose jo zgjedhjet parlamentare. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev kërkon që zgjedhjet të mbahen në momentet e para kur zbutet pandemia, si pasojë që kriza tjetër e mundshme mos ta gjejë vendin pa Qeveri funksionale.

Pres që Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë momentin e parë për të mbajtur zgjedhje. Pse? Sepse nuk mund ta dimë kur do të kemi mundësi të dytë. Bota flet, por edhe ekspertët tonë e thonë atë se në vjeshtë mund të ndodhë të përsëritet kriza - tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Opozita kundërshton. Sipas tyre, prioritet nuk janë zgjedhjet por shëndeti i qytetarëve dhe dalja nga kriza ekonomike.

Të presim që Gjykata Kushtetuese të shprehet dhe atëherë ne si politikanë do ta komentojmë nga këndvështrimi jonë vendimin që do ta marrë ajo. Në tre prioritetet e para të VMRO-DPMNE-së nuk janë zgjedhjet - tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por pak kohë më parë, pushteti konsideronte se në rrethana të këtilla nuk mund të flitet për zgjedhje. Zaev dhe Mickoski kishin qëndrime të unifikuara kundër zgjedhjeve.

Në kushte të këtilla, është mese e qartë se kushtet nuk mundësojnë zbatim normal të zgjedhjeve. Në vend të organizimit të zgjedhjeve tani është e nevojshme që çdo resurs, edhe njerëzor, edhe institucional, të vendoset në shërbim të mbrojtjes së qytetarëve dhe luftës me virusin - deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Nuk ka asnjë arsye të logjikshme, njerëzore, racionale dhe pragramtike që ata të mos shtyhen sepse për mua, dhe besoj edhe për të tjerët, lufta për pushtet me çmimin e jetës së qytetarëve është e papranueshme - u shpreh Hristijan Mickoski, Kryetar VMRO-DPMNE-së.

Opozita paraprakisht ishte prononcuar se pa Qeveri teknike prej 100 ditëve, nuk mund të shkohet në zgjedhje. Në takimin tek presidenti u vendos që vendi të shkoj në zgjedhje më 12 prill, ndërsa në fund të dhjetorit të fillojë Qeveria teknike. Opozita tani kishte filluar të bllokonte ndryshimin e mundshëm të modelit zgjedhor.

Kur më pyesni për modelin zgjedhorë nuk jam optimist se për këto zgjedhje do të mund të arrijmë kompromis. Mbase në zgjedhjet tjera - theksoi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në fillim të muajit mars kur pandemia nuk ishte në përmasa alarmante, liderët ishin kundër anulimit të zgjedhjeve. Ata ishin pajtuar për fushatë online duke evituar mitingjet me qytetarët.

Jo nuk është folur për zgjedhje. Ajo që mund të them tani është se do të ishte jo serioze të shpejtojmë pa i pasur të gjitha informacionet nëse pas 30 ditëve do të shtyhen zgjedhjet ose jo - deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Më 17 mars në takimin e liderëve tek presidenti Stevo Pendarovski u vendos që zgjedhjet të shtyhen. Liderët u pajtuan njëzëri që zgjedhjet duhet mbajtur kur të krijohen kushtet dhe se shëndeti i qytetarëve ka rëndësi parësore. Pushteti dhe opozita ndanë qëndrimet mes dilemave juridike mbi gjendjen e krizës dhe gjendjen e jashtëzakonshme. Në fillim të muajit prill lideri...