Anuloi 30 qershorin/ Meta nis konsultimin me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

  • 5 years ago
Pas anulimit të dekretit për 30 qershorin, presidenti Ilir Meta nis konsultimet me partitë politike për caktimin e një date të re për zgjedhjet. Burime bëjnë me dije për gazetarin e Report tv Elis Memelli se takimet do të nisin sot pasdite në orën 19:00 me krerët e partive të Grupimit të Qendrës së Djathtë, aletatë të PD.

Në një kohë kur vendi është pa datë zgjedhjesh, vetë presidenti u shpreh gjatë deklaratës së tij ku solli argumentet për anulimin e 30 qershorit se data e re duhet të negociohet mes palëve politike, arsyetim i cili bie në kontradiktë me nismën që ai që ndërmori ditën e sotme, duke thirrur palët më vete dhe jo në një diskutim të përbashkët.

Referuar deklaratave të vetë Presidentit Meta në argumentimin e tij për mosdekretimin e një date për zgjedhjet vendore, data e re do të vijë vetëm pas një marrëveshje politike mes palëve. Por në tryezën e thirrur dhe të iniciuar sot po nga Meta, në këtë tryezë nuk janë prezent as mazhoranca dhe as partia më e madhe opozitare, duke dalë kështu në kundërshtim me argumentat e sjella prej tij.

Një tjetër kontradiktë me nismën e presidentit është edhe rethanat në të cilat ndërmerret ajo, lidhur pikërisht me qëndrimin e Partisë Demokratike e cila ka si kusht të vetëm për pjesëmarrje në zgjedhje largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë, lideri demokrat Lulzim Basha Basha tha se zgjedhjet nuk do të mbahen më as 30 qershor as 30 gusht duke qartësuar se asgjë nuk do të ndodhë nësë Rama vazhdon të jetë kryeministër.

Dekreti i presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve kaloi në KQZ e cila nuk iu bind dekretit presidencial për të ndërprerë punën për përgatitjet e 30 qershorit. Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri ishte i vetmi që kërkoi zbatimin e vendimit të presidentit.

Por pasi braktisi mbledhjen, 4 anëtarët e propozuar nga PS e konsideruan aktin nul, pa marrë asnjë vendimmarrje, dhe vijuan me rendin e ditës si të ishte një situatë normale, duke shpërndarë fondet për partitë pjesëmarrëse në zgjedhje.

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur se nuk do të ketë asnjë lëvizje nga 30 qershori si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 2019-ës.

Ditën e djeshme kryeminsistri zhvilloi takime në Bruksel me zyrtarë të lartë. Presidenti i KE-së Jean-Claude Juncker delaroi se zgjedhjet janë vendosur të bëhen më 30 qershor dhe qytetarët nuk duhet të pengohen për të ushtruar të drejtën e tyre.

m.v./d.ba.

Recommended