Fieri i rikthehet "zones" se kuqe te Covid 19 |Lajme-News

  • 4 years ago
Fieri i rikthehet hartës së të infektuarve aktivë me Covid-19. Nga 12 rastet e reja, 3 janë në Fier. Burime zyrtare pranë Institutit të Shëndetit Publik sqarojnë se janë të prekur që kanë pasur kontakte të një personi me Covid nga Tirana.

?Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive nga testimi i 255 personave të dyshuar si bartës të këtij infeksioni ose të sëmurë. Pjesa më e madhe e tyre janë kontakte të rasteve të konfirmuara më parë dhe të gjetura nga hetimi epidemiologjik. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: Në Fier 3 të prekur, 3 në Krujë, 3 në Kamzë, 2 në Shkodër dhe 1 rast në Tiranë?.

Numri i të prekurve me Covid në vendin tonë ka arritur në 832, por vetëm 206 persona janë të infektuar aktivë.

?Me shtimin e rasteve të sotme, numri i të prekurve nga Covid-19 shkon në 832. Prej tyre janë tashmë të shëruar 595 persona dhe vazhdojnë të jenë aktivë 206 persona?.

Krahasuar me një ditë më parë, numri i të shtruarve në spitale është ulur, nga 38 që ishte një ditë më pare.

?Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin ?Shefqet Ndroqi?, aktualisht janë të shtruar 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive?.

Tirana, Kruja dhe Shkodra janë qytetet me numrin më të lartë të të infektuarve aktivë në vendin tonë. Prej më shumë se dy muajsh që nga rasti i parë me Covid-19 në vendin tonë, 31 persona kanë humbur jetën, 18 prej tyre nga Tirana.

Tv Klan