Përtej autizmit ka shpresë e jetë, Xhena Vrapi: Kur vëllai u diagnostikua me autizëm...

  • 4 years ago
Xhena Vrapi është motra e Lorencos, një 17 vjeçar i cili që prej 2004 është diagnostikuar me autizëm. Ndonëse prej vitesh i është dashur të përballet me një sfidë të vështirë, ajo nuk ka rreshtur kurrë së dhuruari dashuri të vëllait, duke sakrifikuar deri në vetëmohim për të.
Një rrëfim të sinqertë në ?Rreze Dielli? ajo tregon fillimet e autizmit te vëllai, sfidat dhe vështirësitë, madje edhe dilemat nëse ajo që po bëjnë për Lorencon është rruga e duhur.
"Që në momentin që Lorenco u diagnostikua me autizëm e kisha të vështirë, qaja, pse ai nuk luante me mua, më vriste fakti që Lorenco nuk bënte asnjë veprim siç bënin vëllezërit me motrat. Pastaj prindërit u detyruan të ma shpegonin. Ma shpjeguan sepse të jetosh me autizmin nuk është e lehtë, por është edhe e bukur them unë sepse mëson shumë gjëra nga jeta. Kur shkova si fillim në qendër, që ndiqja Lorencon në terapi, aty kam zbuluar ngjyrat e autizmit, autizmi nuk është vetëm bardhë e zi, përtej autizmit ka shpresë dhe ka jetë." thotë ajo.