42 vjeçari ndërron jetë në spitalin e Prrenjasit, vëllai Në skedë e bëjnë të 'vdekur në shtëpi'

  • 5 years ago
Në datë 11 Shtator, Isuf Gega 42 vjeç babi i dy fëmijëve humbi jetën si pasojë i një dhimbje në gjoks teksa kishte shkruar me urgjence pranë spitalit të Prrenjasit. Ai ndërrojë jetë pas 25 minutash pasi ishte paraqitu në spital, teksa mjeku Patolog Sami Agolli gjatë vizitës i kishte thënë familjarëve se nuk kishte probleme kardiake.

Ndërkohë në skedën e vdekjes së 42-vjeçarit, është shkruar në rrethana ende të paqarta se ai ka ndërruar jetë në banesë. Në lidhje me këtë problem ka ngritur shqetësimin e tij vëllai i viktimës, Ramazan Gega i cili kërkon të dijë se pse në skedë është shkruar së vëllai i tij ka vdekur në banesë në një kohë që ai vetë së bashku me bashkëshorten e të ndjerit e kanë çuar në spital ku i është edhe mjekimi paraprak.

Ramazani shprehet se e ka dërguar vëllanë në spital rreth orës  23:50 minuta dhe në skedën e vdekjes ora shënon 00:15 kur ai ka ndërruar jetë. Ndër të tjera vëllai i viktimës kërkon që të dijë edhe shkaqet e vdekjes pasi atij i është thënë se nuk vuante nga zemra.

"E çuam ne spital me dhimbje gjoksi. Beri shiritin e zemrës dhe na thanë që doli i pastër. Pasi i bëmë ineksionet ai ndërroi jetë. Mjeku nuk dha asnjë përgjigje. ne ishim të irrituar në ato momente, u shokuam ishim të paaftë... Nuk qe ankuar asnjëherë vëllai. Thjeshtë i filloi dhimbja në gjoks.  Në skedën e vdekjes na është shënuar vdekje në shpi. Por vdekja ka qenë në spital jo në shtëpi. Nuk mund të them për neglizhencë të mjekëve , por mjeku i bërë nja dy ineksione dhe oksigjen. Ka kaluar afro një muaj dhe për të na zbutur neve e mamanë duhet që të dimë shkakun e sëmundjes, qoftë edhe sëmundje e keqe por thjeshtë ta dimë që çfarë ka patur. Ne kemi nënë që ka vuajtur nga sëmundja e zemrës që ka vënë dy unaza në zemër." ka thënë vëllai i viktimës.

Ndërkohë gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja është interesuar edhe pranë spitalit të Prrenjasit për këtë ngjarje ku ka intervistuar mjekun Patolog Sami Agolli i cili është shprehur se i ka kryer të gjithë vizitat ndaj pacientit por në asnjë prej tyre nuk kishte rezultuar se kishte probleme me zemrën. Për sa i përket skedës së vdekjes së 42-vjeçarit mjeku është shprehur se nuk është ai përgjegjës për këtë pjesë. Ndër të tjera mjeku ka thënë se është shokuar edhe vetë kur pacienti i tij ndërroi jetë.