Parqet dhe rrugët të mbipopulluara |Lajme - News

  • 4 years ago
Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit janë populluar me qytetarë prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës.
Moti i mirë dhe koha me diell ka favorizuar pensionistët që të shijojnë natyrën deri në orën 10:00 aq sa është e lejuar.
Më pas shëtitjet dhe liridaljen e kanë shijuar prindërit dhje fëmijët deri në moshën 14 vjeç.
Dita e shtunë ka rikthyer e në plazhin e Durrësit qindra njerëz të cilët kanë shfrytëzuar lejen për të shëtitur.
Bregdeti është shfrytëzuar vetëm për të shëtitur, duke shmangur futjet në det nga ana e frekuentuesve.
Qytetarët shprehen se ndihen mirë që kanë dalë shëtitje, ndërsa shtojnë se pak nga pak duhet të ketë më shumë liri lëvizje.
Edhe bashkia e Durrësit ka nisur përgatitjet për sezonin turistik, duke pastruar vijën bregdetare.
?Ndonëse është akoma herët, strukturat vartëse po mendojnë për të pasur një organizim normal për sezonin turistik duke u bazuar në protokollin e hartuar nga instituti i shëndetit publik dhe ministria e shëndetësisë?.


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/