Nena e 3 vajzave: Ish-bashkeshorti i pare me dhunonte, i dyti ndikohej nga fjalet e te tjereve

  • 4 years ago
Një 35-vjeçare, nënë e 3 vajzave ka rrëfyer në emisionin ?Historia ime?, në TV Klan historinë e vështirë të dy martesave që përfunduan në divorc. Ajo rrëfeu se nga ish-bashkëshorti i parë u divorcua për shkak se ai e dhunonte atë dhe vajzën e tyre.
Ermira Gjata rrëfen se dhuna ishte e vazhdueshme dhe pa asnjë arsye. Dy vjet pas ndarjes, ajo martohet sërish me mblesëri. Gjërat po shkonin mirë deri në momentin kur ajo filloi punë dhe mes tyre filluan problemet dhe debatet që u shoqëruan me dhunë.
Sipas saj, shumë njerëz filluan të flisnin fjalë jo të mira për të, madje edhe ish- vjehrri i saj u bë shkak që marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin të acarohej.