Report TV - 50 dosjet e para? Ajdini: Prokurori u tërhoq nga takimi i Çilit me gjyqtarin!

  • 4 years ago
Kunati i Henri Çilit thotë se në të gjitha ndërmjetësimet që janë bërë për çështje të ndryshme që kishte marrë studio ligjore e Henri Çilit, nuk ka pasur takime me gjyqtarë. Ai mohon të ekzistojë ndonjë përgjim që flet për premtimin ng anjë drejtues i një organi të lartë të drejtësisë se dosja e Arbjon Alikos dhe Feti Yzeirajt do të jetë në 50 të parat që do të shqyrtohet kur të ngrihet Gjykata e Lartë. Sipas Gazmir Ajdinit, edhe vetë organi i akuzës është tërhequr nga ky version duke e hedhur poshtë këtë akuzë.

"Ndërmjetësimi nuk ka kuptim të takohet gjyqtari që tani...që të takoheshin asnjë gjyqtar në lidhje me këto muhabete. ai ka sallë avokatie. Po të kishte dalë në përgjime diçka tjetër, do kishte dalë e gjitha në skenë, me gjithë emrin. Nuk ka një person që ka komunikuar Henri Çili, e ka hedhur akuza poshtë.

Aliko dhe Yzeiraj në 50 dosjet e para? Ajdini: Është dhënë premtim që do bëhet e pamundura në mënyrë avokatike, që çdo gjë të vihej në vendin e vet, që të zbardhej e vërteta në të gjitha drejtimet.

Çdo gjë që është incizuar me zë aty, Çdo gjë është e rregullt. Pas çdo lloj mesazhi, shkruhej poshtë mesazhit nga Çili" "Gazi gjithmonë të takohesh me avokatët tek studio e avokatisë", thotë Gazmir Ajdini.