Report TV -Sot afati i fundit për listat, mblidhet Këshilli Politik! Takimi u kërkua nga PD

  • 4 years ago
TIRANE-Prej orës 18:00 të ditës së sotme vijon mbledhja e Këshillit Politik për të diskutuar përpara se nesër të miratohen ndryshimet kushtetuese për listat dhe koalicionet. Partia Demokratike dhe LSI-ja i kërkuan PS-së që të mblidhet Këshilli Politik për të dialogur me qëllim gjetjen e një marrëveshje për hapjen e listave.

PD-ja është dakord që të hapen listat, por me kushtin që koalicionet të mos preken. Por shumica socialiste është e vendosur që nesër të miratojë hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve me lista unike.