28-vjecarja: Kembeve u gjuaja me grushta, por ky ishte fati im

  • 4 years ago
Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë të një 28-vjeçareje. Enkeleda ka lindur me një problem në të dy këmbët, që i ka shkaktuar asaj vështirësi në ecje. Për familjen ka qenë e vështirë dhe gjithmonë janë munduar të gjejnë zgjidhje për problemin e vajzës së tyre, por pa rezultat.
Enkeleda në studio ka rrëfyer se kur ka shkuar në gjimnaz, ajo e kishte edhe më të vështirë, pasi bashkëmoshatarët e saj e paragjykonin dhe imitonin ecjen e saj. Kjo gjë e bëri të ndihet shumë keq, përjetoi depresion dhe filloi ti bënte keq vetes së saj.