Mbytet ne kanal femija 4 vjec

  • 4 years ago
Trupi i pajetë i një fëmije 4-vjeçar është gjetur në një kanal kullues ngjitur me lumin e Lanës në afërsi të banesave sociale në Shkozë.

Policia e Tiranës njoftoi këtë të diel se bëhet fjalë për një 4-vjeçar i cili ishte denoncuar nga prindërit si i humbur mbrëmjen e datës 17 Shkurt.

Paraprakisht autoritetet dyshojnë se i mituri është mbytur aksidentalisht.

Megjithatë është ngritur një grup hetimor që po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarje të rëndë. /tvklan.al